Pandemia e koronavirusit mund të zhdukë 25 vjet të rritjes së barazisë gjinore, sugjerojnë të dhëna të reja globale nga “UN Women” .

Gratë po bëjnë dukshëm më shumë punë shtëpiake dhe kujdes familjar, për shkak të ndikimit të pandemisë.

“Gjithçka për të cilën kemi punuar, që ka marrë 25 vjet, mund të humbasë brenda një viti,” thotë zëvendësdrejtori Ekzekutiv i UN Women Anita Bhatia.

Mundësitë e punësimit dhe arsimit mund të humbin dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik, shkruan BBC.

Sipas Bahtias, barra e kujdesit paraqet një “rrezik real për t’u rikthyer në stereotipet gjinorë të viteve 1950”

Edhe para pandemisë, u vlerësua se gratë po bënin rreth tre të katërtat e 16 miliardë orëve të punës së papaguar që bëhen çdo ditë në të gjithë botën, transmeton rtv21.tv.

Me fjalë të tjera, para koronavirusit, për çdo një orë punë të papaguar të bërë nga burrat, tre orë bëheshin nga gratë. Tani kjo shifër është më e lartë.

“Nëse do të ishte më shumë se tre herë më shumë se burrat para pandemisë, unë ju siguroj që numri të paktën është dyfishuar”, thotë tutje Bhatia.

Megjithëse, 38 sondazhet e kryera nga UN Women kryesisht u përqendruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë një pamje të ngjashme .

“Më alarmant është fakti se shumë gra në të vërtetë nuk po kthehen në punë”, thotë Bhatia.

“Vetëm në muajin shtator, në SHBA, rreth 865,000 gra dolën nga puna dhe 200,000 burra, shumica e kësaj mund të shpjegohet me faktin se kishte një barrë kujdesi dhe nuk kishte askënd tjetër përreth

UN Women paralajmëron që efekti i dallgës nga të paturit më pak gra të punës do të jetë i tmerrshëm jo vetëm në mirëqenien e grave, por edhe në përparimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike./21Media