Një 21-vjeçare e infektuar ngas Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, duke u bërë kështu viktima me moshën më të re në Shqipëri.

Mësohet se ajo ishte në intubim prej disa ditësh.

Burime të oranews bëjnë me dije se 21-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.