Babai i legjendës së Romës Francesco Totti, Enzo Totti,  ka vdekur sot në moshën 76 vjeçe.

Mësohet se babai i futbollistit ndërroi jetë në spitalin “Lazzaro Spallanzani” të Romës për shkak të COVID-19. Ai ishte shtruar në spital pak ditë më parë.

Ndërkohë që nuk ka munguar as mesazhi i klubit të Romës.

“Mirupafshim Enzo. Përfaqimet tona shkojnë për Fiorellan, Francescon, Riccardon dhe të gjithë familjen Totti”, shkruan klubi në Twitter.