Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello nuk arriti ta fitojë betejën me Covid-19.

Bello ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për virusin.

Bello ishte zgjedhur anëtar i parlamentit për 3 mandate nga viti 2001-2013. Disa poste përfshirë atë për Politikën e Jashtme mbajti edhe poste qeveritare si Ministri i Shtetit për Koordinimin e Qeverisë, Ministri i Shtetit për Integrimin Evropian, Zv Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë./21Media