Përkeqësmi i situatës me Covid-19 në Kosovë, ka bërë që të atakohen edhe shkollat.

Në Komunën e Drenasit deri më tani janë infektuar 65 mësimdhënës. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Drenas, Muhamet Gjoka.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se me Covid-19 deri më tani janë prekur 14 nxënës  Sipas Gjokës aktiv me Covid-19 janë shtatë mësimdhënës dhe katër nxënës.

Megjithatë, Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka ka thënë se situata epidemiologjike është e menaxhueshme, me tendencë në rritje dhe se të dhënat kanë mundësi të ndryshojnë nga dita në ditë.

“Të gjitha shkollat janë duke punuar me skenarin e parë, vetëm klasat ku kemi pas raste janë izoluar dhe kanë kaluar në mësimin online me rekomandim të IKSHPK-së”, ka deklaruar Gjoka.