Covid-19 lëkundi jetën e azilantëve, më 1 tetor nuk kthehen në banka 8 azilantë, ikën në Gjermani

 

“Fëmijët që kanë qenë këtu i kanë vizatuar këto. Kanë pasur mentor, të cilët kanë punuar me ata. Me ata i kanë punuar detyrat e shtëpisë. Kanë ndjekur mësimin online”, tha Vladimir Bislimoski, Drejtor i QSA – Vizbeg.

Vizatimet që po qëndrojnë në muret e Qendrës së Azilantëve në Vizbeg kanë punuar nga 8 fëmijë, të cilët vitin e kaluar për herë të parë e ndoqën mësimin në shkollat e Maqedonisë së Veriut. Ata fëmijë nuk do të rikthehen sërish në bankat shkollore as nga 1 tetori, për shkak se me prindërit kanë shkuar në Gjermani.

“Këto fëmijë kanë pasur mentorë të cilët e flasin gjuhën e tyre. Mësueset gjithashtu e dinë gjuhën angleze pasi këto fëmijë gjeneralisht e flasin gjuhën angleze. Interes për të qëndruar në vendin tonë nuk ka. Sot kemi 13 persona që qëndrojnë këtu. Interesi nuk është i madh dhe gjeneralisht njerëzit duan të largohen për në vendet evropiane”, u shpreh Vladimir Bislimoski, Drejtor i QSA – Vizbeg.

Të strehuar në këtë qendër janë persona të moshës madhore mes të cilëve edhe një 40-vjeçar nga Afganistani.

“Për momentin jetoj në Maqedoni. Nuk kam plan të shkoj. Për momentin do të qëndrojë këtu.  Unë jam i vetëm këtu, nuk kam familje. Tash nuk ka korona. Ajo ka përfunduar. Tre muaj kemi qenë të izoluar kur ishte koha e koronës, tash nuk ka korona”, tha një azilant.

Qendra ka marrë organizim të ri, kjo për shkak të epidemisë. Është treguar imune ndaj Covid-19, sepse nuk ka pasur të infektuar, ndërkaq nuk frikësohen as nga paralajmërimet se do të ketë fluks të ri të emigrantëve.

“Migrimi nuk do të ndalet”, u shpreh Bislimoski.

Nuk ka grupime në dhomat e argëtimit dhe në mensë, ndërkaq dezinfektues ka gjithandej objektit. Azilantët para se të strehohen, izolohen në Gjevgjeli për 1 muaj, raporton TV21./21Media

Back to top button