Shoqata e pacientëve: Mungesa e ilaçeve po rrezikon shëndetin e pacintëve

Shoqata e pacientëve: Mungesa e ilaçeve po rrezikon shëndetin e pacintëve

Pacientët e infektuar me Covid-19 po përballen me mungesë të ilaçeve në institucione shëndetësore. Në Shoqatën e të drejtave të pacientëve thonë se barnat për Covid 19 janë shumë të shtrenjta dhe se mungesa e tyre po rrezikon shëndetin e pacientëve. Në këtë shoqatë dhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kërkojnë rritje të buxhetit për barna.(Teksti-Valmira Hoti, kamera – Orhan Bylykbash)/21Media