Kurse numri i të prekurve ka shkuar në 250

Kurse numri i të prekurve ka shkuar në 250

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.176 kontakte të rasteve me koronavirus.

Kosova deri mbrëmjen e premtes numëron 250 persona të prekur me koronavirus, ndërsa pas përsëritjes së dytë të testimit, lajmi i mirë është se 52 pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmon se deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.176 kontakte të rasteve me koronavirus.

Sipas IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Prej 8 shkurtit të këtij viti e deri më 10 prill janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 250 raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.675.285 raste të COVID-19 dhe 101.485 raste të vdekjes.