Covid-19, një person i vdekur në dyjavëshin e fundit në Kosovë

Në dy javët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person dhe 67 të tjerë janë infektuar me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, mosha mesatare e të infektuarve është 52 vjeç.
Ministria tutje ka njoftuar se numri më i madh i të infektuarve në periudhën 30 gusht – 12 shtator është regjistruar në Prishtinë, 25 raste, Pejë, tetë raste, Gjakovë, shtatë raste.
Ministria ka thënë se Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, e cila vlerësohet të jetë e qetë.
Është bërë e ditur se IKSHPK-ja i ka identifikuar disa lloje të varianteve të koronavirusit në Kosovë, pas analizave të tjera në Departamentin e Mikrobiologjisë./21Media