Zonja e Parë e Kolumbisë, Maria Juliana Ruiz ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi Zyra e Presidentit.

Ajo u diagnostikua të hënën gjatë një testi të rregullt mbi virusin për presidentin Ivan Duque dhe për të.

“Në këtë kohë, ajo është asimptomatike dhe po ndjek protokollet e izolimit të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se presidenti ishte negativ.

Që të dy Duque dhe Ruiz janë testuar në mënyrë periodike “duke pasur parasysh nivelin e lartë të ekspozimit dhe bashkëveprim që ata mbajnë”, thuhet tutje në njoftimi e Zyrës së Presidentit.

Ky është rasti i tretë me COVID-19 në pallatin presidencial, Casa de Narino, në javët e fundit.

Zëvendëspresidentja Marta Lucia Ramirez dhe drejtori i departamentit administrativ të presidencës Diego Molano gjithashtu u prekën nga virusi.

Kolumbia ka më shumë se 1.2 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 35 mijë e 600 vdekje. Më shumë se 1.1 milionë njerëz janë shëruar nga ky virus.