Autoritetet shëndetësore franceze sot raportuan 36,330 raste të reja, ndërsa vdiqën 854 njerëz që ishin të prekur me Covid-19.

Ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve nga kjo sëmundje në një ditë që nga 15 prilli dhe dy herë më shumë se 416 të hënën dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 38,289.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1,502,763 dhe është i pesti për nga madhësia në botë, raporton Reuters.