Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.

QKUK ka njoftuar se 14 raste janë në gjendje stabile, ndërsa pesë raste në gjendje të rëndë dhe duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.”, njoftoi QKUK.

Nga koronavirusi në Kosovë janë infektuar 1 mijë e 194 persona, 884 janë shëruar, ndërsa, 31 persona kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media