Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut u nxorën përfundimet se fëmijët mund të mbajnë Covid-19 në hundën e tyre deri në tre javë.

Studimi u bazua në 91 fëmijë dhe në përfundim u zbulua se edhe në mesin e atyre të cilët nuk kanë simptoma, virusi mund të gjendej në shtupat e tyre të hundës.

Fakti që ata kishin virusin e zbulueshëm në hundën e tyre, shkencëtarët thanë se ata ishin të aftë ta kalonin atë.

Për shkak të mënyrës se si Koreja e e Jugut testoi, gjurmoi dhe izoloi rastet, madje edhe ato pa simptoma, shkencëtarët e patën më të lehtë të zhvillojnë studimet.

Prandaj studimi ishte në gjendje të jepte informacione të reja në lidhje me fëmijët si bartës të virusit dhe aftësinë e tyre për ta përhapur.

Megjithatë ky studim le ende një pjesë të enigmës të paplotësuar. Vetëm se virusi gjendet në hundën e një fëmije nuk vërteton përfundimisht se ata po e transmetojnë atë me të njëjtën shpejtësi si të rriturit.