Spanja ka regjistruar më shumë se një milion raste me koronavirus, duke u bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që kalon këtë shifër.

Të mërkurën vendi raportoi 16 mijë e 973 infeksione dhe 156 vdekje, transmeton rtv21.tv.

Që nga rasti i saj i parë i diagnostikuar më 31 janar, Spanja tani ka regjistruar një total prej 1 milionë e 5 mijë e 295 persona të infektuar.

Spanja është vendi i gjashtë në të gjithë botën që raporton një milion raste pas SHBA-ve, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës.

Evropa ka parë një rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të fundit, duke i detyruar qeveritë të sjellin rregullore të reja të rrepta për të provuar dhe kontrolluar shpërthimet dhe për të siguruar që spitalet të mos mbingarkohen./21Media