Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti bëri të ditur se në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 11 pacientë dhe prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë tetë pacientë.

Sipas Hotit, nga 8 rastet të infektuar me Covid -19, 5 pacientë janë në gjendje stabile, një pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa, dy pacientë janë në repartin e mjekimit intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

“Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.”, bëri të ditur Hoti përmes facebook-ut.

Nga koronavirusi në Kosovë janë infektuar 1003 persona, janë shëruar 772, ndërsa, kanë vdekur 29./21Media