Qeveria i ashpërson masat për parandalimin e përhapjes se Covid-19

Qeveria i ashpërson masat për parandalimin e përhapjes se Covid-19

Komplikimet me koronavirus i kanë marr jetën edhe një pacienti 63 vjeçar, duke çuar kështu numrin e viktimave të këtij virusi në gjithsej 52 persona.
Për shkak të numrit të madh të të infektuarve qeveria ka marr vendim që t’i ashpërsojë masat, siç janë reduktimi i stafit në administratën shtetërore, mbyllja e zyrave në institucionet private ku ka raste pozitive, bartja e maskave dhe vetizolimi i të infektuarve në shtëpi për 14 ditë. Aktualisht në Kliniken Infektive janë duke u trajtuar 110 pacientë me Covid-19./21Media