Pesë anëtarë të një familjeje nga komuna e Kamenicës, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur brenda një periudhe të shkurtë.

Lajmin e ka bërë të ditur sonte doktori Besnik Ibishi, i cili ka ngushëlluar familjen Basha nga Kamenica.

“E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha Une si kolege i juaji, ne emrin tim personal e familjes ju shpreh ngushellimet me te sinqerta ne kete dhimbje te madhe per humbjen e me te dashureve , 5 anetareve te familjes suaj. Zoti ju dhasht durimin e forcen per te perballuar kete sprove kurse per te vdekurit lutemi qe Zoti ti meshiroje e shperbleje me Xhennet. Familja Basha nga komuna e Kamenices brenda nje periudhje te shkurter humbi 5 antare te familjes nga Covd 19 “, ka shkruar Ibishi në facebook.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona, që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 590 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922. Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes./21Media