Opinone: Pas publikimit të raportit të progresit për Kosovën

Opinone: Pas publikimit të raportit të progresit për Kosovën

Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën në të cilin është  përmendur se në shumicën e fushave Kosova ka bërë vetëm progres të kufizuar, po vlerësohet në mënyra të ndryshme. Në Qeveri thonë se raporti dëshmon se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Ndërsa, në partinë opozitare Vetëvendosje thonë se ky raport dëshmon se Kosova është ne vendin e fundit sa i përket rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian. Profesori universitar, Afrim Hoti, vlerëson se të gjeturat e raportit ishin të pritura. (Teksti-Burim ZARIQI, kamera- Alban ISMAJLI)./21Media