Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Ylli i Juventusit do të paraqitej për Portugalinë nesër në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Suedisë. Ai është liruar nga  loja dhe tani duhet të izolohet.

Federata e Futbollit të Portugalisë bëri të ditur këtë lajm, përcjell portali rtv21.tv

 “Cristiano Ronaldo u lirua nga loja e Kombëtares pas një prove pozitive për COVID-19, kështu që ai nuk do të përballet me Suedinë.

Ronaldo raportohet të jetë mirë me shëndet dhe nuk ka simptoma. Ai është i vetmi anëtar i skuadrës së Portugalisë që rezulton pozitiv.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Ronaldo paraqiti në barazimin pa gola të Portugalisë me Francën. Në pjesën e parë, super ylli portugez pa duke qeshur dhe përqafuar Kylian Mbappe./21Media