Sot do të luhet finalja e Kupës së Italisë, ndërmjet Napolit dhe Juventusit.

Me këtë rast, super-ylli portugez është në kërkim të trofeut të 31-të të tij personal, shkruan KosovaPress.

Ai me ardhjen në Torino, dhe me fitimin e kampionatit të kaluar, si dhe Superkupës së Italisë numëron gjithsej 30-të tituj të fituar.

Ronaldo ka fituar gjithçka duke nisur nga Anglia: Angli: Premier League, “FA Cup”, “League Cup” dhe “Community Shield”, në Spanjë: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa, e gjitha kjo, duke shtuar edhe pesë Liga Kampionesh dhe pa harruar Superkupën Portugeze të cilën ai e fitoi me Sportingun.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, si gjithmonë, ndjek çdo trofe të mundshëm ekipor dhe individual, ndërsa në rast të fitmit të kësaj finale ndaj Napolit do të ishte trofeu i 31-të i tij. /kp