Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka raportuar për denoncimet në sektore të punëve të brendshme për dyshime se ka parregullsi zgjedhore. Për të zbardhur denoncimet, janë arrestuar 8 persona.

“Për të zbardhur rastet, janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve katër janë për fotografim të fletës së votimit, tre persona për kundërvajtje dhe një person ku janë gjetur dy fletëvotime”, tha Çulev.

Ai ka njoftuar që nga hapja e vendvotimeve, në ora 7 të mëngjesit janë denoncuar 151 raste.

“Prej hapjes së vendvotimeve në ora 7 të mëngjesit, janë evidentuar 151 raste. Për 31 raste dyshimet nuk janë vërtetuar, kurse janë konstatuar 9 kundërvajtje dhe atë: tre sipas nenit 16, denoncim i rrejshëm dhe thirrje për ndihmë me qëllim që të dalë në terren nëpunësi policor, 3 shkelje nga Kodi Zgjedhor dhe nga një shkelje si thirrje dhe kacafytje në vend publik dhe veprim kundër urdhrit të personit zyrtar kundër rendit dhe qetësisë publike”, njoftoi Çulev.

Në aspekt të sektoreve, më shumë raste janë evidentuar në Strumicë – 38 raste, nga 31 raste ka në SPB Shkup dhe SPB Shtip, në SPB Manastir janë regjistruar 23 raste, në SPB Kumanovë 14 raste, në SPB Tetovë 6 raste, në SPB Veles 5 dhe tre raste në SPB Ohër./TV21