Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për “mbajtje të pozicionit parimor” kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit Daçiqit.

Osmani tha se një gjë e tillë vjen pas deklaratave se takimi më 27 qershor në Uashington do të ndodhë pasi Serbia do të ndërpresë fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

“Sot: Daçiqi falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës. Prisni një minutë. A nuk kanë rënë dakord ta ndalojnë këtë marrëzi? Kjo është fytyra e vërtetë nëse Serbia, miq, të hënën, premtoi SHBA-në se do të ndalojë fushatën. Të martën, ata e rinisën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, Daçiq ka falënderuar Algjerinë për mos njohjen e Kosovës një ditë pasi emisari amerikan Richard Grenell paralajmëroi vazhdimin e dialogut në Uashington, pasi Serbia sipas tij do të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës./21Media