Daçiq: Kosova nuk mund ta padisë Serbinë

Kjo pasi që Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara ka thënë Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq akuzoi të mërkurën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se “po vazhdon me provokime” për shkak të deklaratës se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, duke shtuar se kjo është e pamundur, pasi Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Hashim Thaçi po vazhdon me provokime. Pasi pësoi debakël ideja e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe pasi u tërhoq ligji nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, Thaçi menjëherë përpiqet të hedhë vëmendjen në temën tjetër me akuzën kundër Serbisë për gjenocid. Thaçi e di se nga kjo nuk ka asgjë, pasi Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka të drejtë të padisë në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë”, ka thënë Daçiq në kumtesë.

Back to top button