Daçiqi Sveçlës: Marrëveshja e Brukselit ka vdekur për faj të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, i është kundërpërgjigjur homologut të tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, duke i thënë se Marrëveshja e Brukselit mbeti një letër e vdekur për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Kosovës dhe se edhe pas 11 vitesh, Asociacioni nuk u formua.

Këto deklarime Daçiq i bëri në takimin ministror të Procesit të Berlinit, raportojnë mediat serbe.

“Atë marrëveshje e kam nënshkruar unë në emër të Serbisë, Hashim Thaçi në emër të Prishtinës dhe Catherine Ashton në emër të BE-së, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të kancelares së atëhershme Angela Merkel dhe sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. Më duhet të them se pas dhjetë vjetësh nga fillimi i procesit të Berlinit, 11 vjet nga marrëveshja e Brukselit, nuk mund të pajtohesha me deklaratën, madje mund të them se është krejtësisht e kundërta nga ajo që kam dëgjuar nga përfaqësuesit e Prishtinës, se Kosova është në vend të parë në zbatimin e reformave”, ka theksuar Daçiq.

Daçiqi tha më tej se sa i përket Marrëveshjes së Brukselit, “ajo mbeti një letër e vdekur” dhe theksoi se Kosova jo vetëm që refuzoi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, por “po ushtron terror ndaj popullit serb”.

Back to top button