Dafina dhe Ylli zbulojnë se kur do ta publikojnë bashkëpunimin
25 Dhjetor 2020
Dy këngëtarët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellë një projekt.
Artistët para pak ditësh kanë bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre do të titullohet “Mos shko”, ndërsa, sot ata kanë zbuluar se kur do ta publikojnë projektin.
Projekti “Mos shko” i Dafinës dhe Yllit do të publikohet nesër në orën 18:00, shkruan rtv21.tv
Ndryshe, “Zili Zili” është projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit. Projekti është publikuar më 22 tetor dhe deri tani në Youtube ka rreth 6 milionë klikime.
Ndërsa, projekti i fundit muzikor i Yll Limanit është “Leje”, i cili është publikuar më 26 nëntor dhe deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media