Ditë e veçantë për Duffy'en

Ditë e veçantë për Duffy’en

Artistja e mirënjohur kosovare, Dafina Zeqiri sot feston datë të shënuar. Këngëtarja e mirënjohur ka ditëlindjen dhe mbushi 31 vjet, shkruan rtv21.tv

Në ditën e saj të veçantë, Dafina para disa minutave publikoi në instagram një video, në të cilën shihen pamje të shumta të saj.

Në videon e publikuar për 1 milion e 400 mijë ndjekësit e saj, këngëtarja e njohur po merr komente dhe pëlqime të shumta.

 

View this post on Instagram

 

31!

A post shared by (@dafina.zeqiri) on

Dafina Zeqiri është këngëtare shumë e njohur, talenti i së cilës është zbuluar që në fëmijëri. Duffy’e siç identifikohet në skenën muzikore, ka kënduar që nga mosha 4 vjeçe, ndërsa në moshën 7 vjeçare ajo ka qenë anëtare e koreve të ndryshme në Suedi. Në moshën 16-vjeçare është kthyer në Kosovë, me ç’rast u ka dhuruar dëgjuesëve hite pas hitesh. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë. Ajo mund të konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara të muzikës shqip, pasi që në moshën 10 vjeçare ka shkruar disa tekste këngësh.

Dafina njihet për një numër të madh të hiteve, disa prej të cilave jane: “Rrallë E Përmallë”, “Adios”, “Shum Nalt” në bashkëpunim me 2Po2 dhe Capital T, “Amazing Girl”, “Pom Pëlqen”, në bashkëpunim me Ledri Vulën, “Dangerously In Love”, “Supernova”,”Hajde Ma Knej”,  “Rude Girl”, në bashkëpunim me Lumi B, “Na”, në bashkëpunim me KAOS, “Kurgjo Nuk Kallxojna”, “Désolé Por Favor”, në bashkëpunim me Aymane Serhani, “Lule Lule”, në bashkëpunim me Lumi B, “Vuj Vuj Vuj”.

Ndërsa, projekti i fundit i Dafinës është “Një Herë Në Jetë”, në bashkëpunim me Cricket, i cili është publikuar më 24 mars dhe deri tani në Youtube ka mbi 8 milionë e 500 mijë klikime./21Media