Teksa po shijon suksesin e projektit të saj më të ri “Milion $ “ , këngëtarja Dafina Zeqiri prapë se prapë është aktive në gjërat të cilat preokupojnë komunitetin.

E sfida nëpër të cilën po kalon e gjithë bota pa dyshim që është pandemia Covid-19. Kështu Zeqiri vazhdon t’i inkurajojë  popullin që të mbrohen nga virusi, shkruan portali rtv21.tv

Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet me maskë dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin “Mbani maskën”.

Dafina jo rrallë herë është ka ngritur zërin edhe për të drejta të grave, e së fundmi ajo ishte aktive edhe në thirrjen për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple./21Media