Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri më 01 korrik ka publikuar projektin “Aman” në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B, e cila për pak ditë ka arritur miliona klikime.

11 ditë pas publikimit të këngës, Dafina publikoi edhe disa foto nga klipi i “Aman”, krahas së cilit la edhe një shkrim.

“Mos u shqetëso, bëhu i lumtur!”, shkroi artistja në gjuhën angleze, shkruan rtv21.tv

Në imazhet e publikuara, këngëtarja po merr komente dhe pëlqime të shumta nga 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Edhe para pak ditësh, Dafina ka publikuar foto të ndryshme nga klipi i projektit “Aman”.

Kujtojmë që, para dy ditësh, Dafina Zeqiri publikoi “La Vida”, në bashkëpunim me reperin suedez, Gee Dixon./21Media