Dy ditë më parë këngëtarët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Mos shko” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit RnB., dhe është publikuar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Dafina edhe në këtë klip si gjithmonë është kujdesur për pamjen e saj. Sot ajo për ndjekësit në Instagram publikoi disa fotografi të realizuara gjatë xhirimeve të këtij klipi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

“Mos shko” është pritur mirë nga publiku. Fansat e dyshes janë ata që këtë këngë nuk kanë hezituar ta shpërndajnë në rrjetet sociale./21Media