Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri solli sot këngën e re, me titull “A je pendu”.

Edhe këtë herë, Dafina erdhi në bashkëpunim me producentin Cricket. Tekstin e shkroi reperi Elinel (Rrugaco), kurse për vijën melodike është përkujdesur vet këngëtarja.

“A je pendu? Qe s’na ka shku… Une e di që ty t’mundon! Veq lem me shku… Mos më thuaj TDU! Oj zemër mu harrom.”, thuhet në një pjesë të kësaj kënge.

Kënga erdhi e shoqëruar me një klip të veçantë, i realizuar nga Joan Kamberaj./21Media