Dafina bëri thirrje të qëndroni në shtëpi

Dafina bëri thirrje të qëndroni në shtëpi

Këngëtarja e njohu, Dafina Zeqiri para katër dite publikoi projektin me titull “Një herë në jetë”, në bashkëpunim me Cricket.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat këtë e dëshmojnë më së miri klikimet në Youtube. ‘Një herë në jetë”, deri tani në Youtube kjo këngë ka arritur mbi 2 milionë klikime.
Për këtë këngë Dafina gjithashtu ka pranuar edhe komente të shumta e njërin prej tyre ajo e ka publikuar në Instastory.

Përmes këtij mesazhi 30-vjeçarja bëri thirrje të qëndrojmë në shtëpi dhe tha se këtë përjetim nuk do ta harrojmë kurrë.

“Ju falënderoj të gjithë për koplimentet! Shpresoj që jeni gjithë mirë dhe të kemi durim! Rrini në shtëpi! Ky është një përjetim që s’kemi me e harru kurrë…Kështu që le të mundohemi të bëjmë kujtime të bukura në këto ditë të vështira…Ju jeni vet arsyeja pse unë mbushem me inspirim dhe bëj muzikë ku ne e gjejmë mesin tek njëri-tjetri…Ju dua”, ka shkruar ajo.

Edhe Dafina si artistët tjerë në këtë situatë i ka anuluar angazhimet e saj në muzikë./21Media