Dafina Zeqiri është ndër emrat më të dashur në skenën muzikore shqiptare. Muajt e fundit artistja ka publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

E ditëve të fundit, Dafina siç duket është duke punuar rreth ndonjë projekti të ri, pasiqë nga postimet e shumta të saj, po kuptohet se ajo së shpejti do të sjellë diçka, shkruan rtv21.tv

Para 4 ditëve, këngëtarja e dashur nga publiku ka publikuar foto, në të cilat shihej e mbuluar si nuse. Foto të ngjashme me të nuseve, Dafina ka publikuar edhe para dy ditëve, ndërsa, edhe sot publikoi tri të tilla.

Me flokë të lidhura dhe e veshur me dallamë, Dafina, duket bukur në imazhet e fundit, të cilat i publikoi në instagram për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj.

“Kurr mu perule! Une kryt nalt gjithe e kom majt”, shkroi këngëtarja krahas fotografive.

“La Vida”, është projekti i fundit muzikor i Dafinës në bashkëpunim me reperin suedez, Gee Dixon./21Media