Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri është ndër artistet me stilin më të veçantë në industrinë e muzikës. Kohët e fundit ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat u pritën shumë mirë nga fansat e saj besnik.

Ndërkaq së fundi publikoi një fotografi ku shfaqet si nuse e mbuluar me një shami të kuqe. Me gjasë po vjen diçka e re nga artistja.

Përveç kësaj fotografie, ajo ka fshirë të gjitha postimet e tjera nga llogaria e saj në Instagram, duke lënë të nënkuptohet se është duke punuar rreth projekteve të reja. Tash e sa kohë Dafina është duke punuar edhe në albumin e ri./21Media