Disa prej fytyrave publike i qëndrojnë besnike ngjyrës dhe stilit të flokëve për shumë vite.

Krahas këtyre disa të tjera që thuajse çdo muaj i shihni me ngjyra si dhe stile të reja të flokëve.

Në këto ndryshe te disa ndoshta luan rol edhe guximi që e kanë për të ndryshuar në pamjen e tyre

Për ndryshimet drastike në stilet e flokëve mund të përmendet, Dafina Zeqiri, e cila përveç ndryshimit të ngjyrës, ajo ka guximin që nga flokët e gjata t’i shkurtojë ato.

Këto ndryshime Dafina zakonisht i bënë për realizimin e ndonjë videoklipi.

“Million $” titullohet projekti i fundit i Dafinës, të cilin e publikoi në muajin gusht. Deri tani në  YouTube ky projekt numëron mbi 7 milionë klikime./21Media