Shumë këngëtare që i qëndrojnë besnik ngjyrës dhe stilit të flokëve për shumë vite. Por, për dallim nga këto ka disa të tjera që thuajse çdo muaj i shihni me ngjyra dhe stile të reja të flokëve.

Për ndryshimet drastike në stilet e flokëve mund të përmendet, Dafina Zeqiri, e cila përveç ndryshimit të ngjyrës, ajo ka guximin që nga flokët e gjata t’i shkurtojë ato.

Një ndryshim drastik në flokët e saj, Dafina duket se e ka bërë edhe së fundmi.

Ndryshe, “A je pendu” është projekti i fundit muzikor që Dafina e ka publikuar më 1 maj. Kënga deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media