Pas suksesit të këngës së fundit me Yll Limanin, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar tashmë edhe projektin e radhës, që do të jetë poashtu bashkëpunim.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja zbuloi se Elinel është përzgjedhja e radhës për bashkëpunim.

 

 

“Nëse don mu shty me mu”, ka shkruar Dafina në fotografinë me Elinel, duke konfirmuar kështu se ata tashmë edhe kanë nisur punën për projektin e tyre.

Ndryshe, “Mos shko” kënga e fundit e Dafines dhe Yllit ka arritur të klikohet mbi 7 milionë herë në YouTube deri më tani, një muaj pas publikimit./21Media