Vetëm pak ditë pas publikimit të bashkëpunimit me Ledrin dhe Lumi B, Dafina Zeqiri publikoi bashkëpunimin tjetër. Ajo këtë herë bashkëpunoi me reperin suedez, Gee Dixon.

Dyshja sollën këngën e titulluar “La Vida”.  të cilën e publikuan edhe me vidoeklip, shkruan rtv21.tv

Ashtu si në çdo paraqitje tjeter, edhe për këtë videoklip Dafina duket se është kudjesur deri në detajin e fundit sa i përket dukjes së saj.

Kujtojmë se bashkëpunimi i Dafinës me Ledrin dhe Lumi B është publikuar më 1 korrik dhe deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 4 milionë klikime. /21Media