Dafina Zeqiri, tash e disa ditë ka paraljamëruar se është duke punuar për projektin e ri muzikor.

“Zili” mban titullin kënga e re, për të cilën tashmë ka filluar xhirimet dhe ka ndarë me ndjekësit prapaskenat e këtij videoklipi.

“S’mun dashni me dhon, kur n’zemër tanë ke veç zili”, ka shkruar Dafina. Dafina si gjithmonë që arrin të rrëmbej vëmendjen me dukjen e saj ashtu edhe në këtë klip duket se është kujdesur deri në detajin e vogël.

“Million $” titullohet projekti i fundit i Dafinës, të cilin e publikoi në muajin gusht. Deri tani në  YouTube ky projekt numëron mbi 8 milionë klikime./21Media