Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila numëron 1.4 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, vazhdimisht rrëmben vëmendje me fotografitë që publikon.

Në setin e ri të fotografive që ka publikuar së fundmi, Dafina shfaqet me një grim më ndryshe nën përkujdesjen e grimerit të njohur, Arbër Bytyçi.

Këngëtarja mori reagime tejet pozitive nga ndjekësit e saj në Instagram.

Ndryshe, “A je pendu” është projekti i fundit muzikor që Dafina e ka publikuar më 1 maj. Kënga deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media