Debatit për vendosjen e Kosovës në hartë iu është bashkuar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri. Ajo në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të luftës së fundit në Kosovë, popullin e Kosovës duke u dëbuar me lot në sy nga trojet  e tyre, shkruan portali rtv21.tv

Dafina po ashtu ka publikuar edhe replika që ka bërë me serbët duke u thënë atyre se “Toka është e jona dhe kemi me vdekë për këtë tokë”.

Gjithashtu këngëtarja u ka bërë thirrje popullit të Kosovës që të bojkotojnë produktet serbe.

Dafina Zeqiri po ashtu ka bërë apel që populli shqiptar të jetë i bashkuar në mënyrë  që Apple ta vendos Kosovën në hartë.

 

View this post on Instagram

 

🇦🇱🇽🇰

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora publikisht kërkuan nga Apple për vendosjen e Kosovës në hartë, kjo ngjalli shumë reagime nga serbët të cilët kundërshtuan një gjë të tillë.

Por, Dua Lipa si kundërpërgjigje e bëri publikimin e flamurit “Autochthonus” në rrjetet sociale, ku edhe shpegonte kuptimin e fjalës.  Ky veprim nxiti polemika edhe më të mëdha, për të cilat po shkruajnë edhe mediat botërore, e në të është përfshirë edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili përmes një replike i ka numëruar regjisorit serb krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë./21Media