Mediumi prestigjioz britanik, Daily Mail në një raportim për pjesëmarrjen e reperit amerikan, Tyga, në protestën e mbajtur në Hollywood për vdekjen e George Floyd, e ka ngatërruar rep-artisten e mirënjohur shqiptare, Tayna, me shoqen e reperit, meqë kanë të njejtin emër.

“Tyga u shfaq në protestat e mbajtura për vdekjen tragjike të George Floyd, përkrah Taynës, një influencere/këngëtare, e cila ngjason me ish-të dashurën e tij, Kylie Jenner”, thuhet mes tjerash në artikullin e Daily Mail.

Mediumi prestigjioz e përshkroi se si dukej shoqja e reperit, teksa më tej publikon fotografi nga llogaria e Instagramit e rep-artistes së mirënjohur shqiptare.

“Shoqja e Tygës, Tayna, po ashtu binte në sy e veshur krejt zi, kurse mbante një maskë të zezë që ia mbulonte fytyrën. Ajo i kishte ngjyrosur flokët ngjyrë vjollcë të lidhura mbrapa në një bisht të vogël, ndërsa qëndronte prapa reperit Tyga”, shkruan më tej Daily Mail.

Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, mbase edhe kjo mund të jetë arsyeja që çoi drejt kësaj ngatërrese./21Media