Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka ka vazhduar nga afër procesin zgjedhor në shkollën “Qemajl Stafa”, në Tiranë, aty ku për herë të parë po impelmentohet pilot projekti për votim elektronik. Ndonëse ka nënshtetësinë shqiptare, Daka tha se nuk do votojë sot në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, meqë mendon që vota e asaj duhet të hedhet vetëm në Kosovë pasi aty kontribuon.

Kryetarja e KQZ-së, tha se votimi elektronik që Kosova po e aplikon për herë të parë iu duk i lehtë dhe i shpejt.

“Ne sot së bashku me grupin tonë që kemi ardhur t’i vëzhgojmë zgjedhjet në Shqipëri erdhëm në qendrën e votimit siç the “Qemajl Stafa” ku për herë të parë po implementohet një pilot projekt i
votimit elektronik, gjithashtu ne pamë edhe identikim biometrik i cili po ashtu për herë të parë implementohet në Shqipëri. Unë provova e bëri një demo votim, për mua ishte shumë i lehtë
shumë i pranueshëm dhe votimi shkoi shumë shpejt dhe për disa momente vota ima e supozuar është hedhur në kuti. Çdo gjë ishte në rregull dhe mua mu duk se ishte një avancim i madh në
proces zgjedhor”, tha ajo.

Ndërsa, lidhur me mundësinë që edhe Kosova së shpejti të llojë implementimin e votimit elektronik dhe identikim biometrik, Daka tha se duhen ndryshime ligjore dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhet në zgjedhjet e ardhshme lokale, por sipas saj, vlen të shqyrtohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Për të zbatuar një projekt të tillë duhet ndryshime ligjore dhe për zgjedhjet e ardhshme lokal që do mbahen në vjeshtën e këtij viti, nuk besoj që ka mundësi të implementohen por gjithsesi që vlen të shqyrtohen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato do mbahen dhe të shqyrtohet sidomos mundësia e identikimin biometrik, e cila do e lehtësonte shumë punën e komisionerëve… Shqipëria ka implementuar shumë risi, ka bërë ndryshime ligjore, të cilat kanë arshur në një periudhë shumë të shkurt, pak para zgjedhjeve parlamentare që po mbahen, e shpresoj që të gjitha kanë arritur t’i implementojnë si duhet, sepse është bukur sfidë e madhe që të implementohet aq shumë risi në një afat të shkurt e sidomos të bëhet informimi i qytetarëve, sepse implementimi i identifikimit biometrik i votimit elektronik edhepse është pilot-projekt kërkon informim shumë më të madh në opinion. Shpresoj që kanë arritur të gjitha nga ato që pamë ne ata janë shumë konfident që kanë arritur t’i informojnë publikun t’i trajtojnë komisionarët do shohim në fund të ditës”, tha ajo.

Meqenëse, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka nështetësi shqiptare, ajo tha se sot do ta ushtrojë të drejtën për të votuar, pasi mendon që vetëm ata që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri duhet të votojnë.

“Jo unë nuk do votoj edhe pse e gjitha familja ime ka pasaportë shqiptare jo për shkak të lidhjeve me ndonjë politik por për shkak të faktit se nëna ime është nga Shqipëria ka lindur në Shqipëri ka
pasur nënshtetësi shqiptare unë konsideroj se vetëm ata të cilët jetojnë dhe të cilët kontribuojnë në shtet kanë obligim moral që të votojnë unë meqenëse jetoj në Kosovë punoj në Kosovë konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë“ , tha ajo.

Kujtojmë që,  gjatë ditës së sotme në Kosovë të drejtën e tij të votës së shtetas i Shqipërisë e ka shfrytëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Votuesi shqiptar do të duhet që të identikohet duke e kaluar kartën e identitetit ose pasaportën biometrike tek pajisja. Kjo pamundëson edhe votimin numër të dikujt tjetër. Në momentin që shenja e gishtit nuk përputhet me kartën e identitetit, atëherë pajisja do të lëshojë edhe një sinjal akustik që do të alarmojë të gjithë komisionerët në vendvotim.

Për herë të parë në Shqipëri po implementohet edhe votimi elektronik. Ky është një projekt-pilot vetëm në një zonë zgjedhore, e cila përkon me njësinë administrative nr. 10 në Tiranë.