Daka tregon arsyen pse nuk iu mundësua votimi disa pacientëve në QKUK

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e arsyetoi këtë duke thënë se personat e shtrirë në spitale kanë pasur kohë të regjistrohen deri më 11 shkurt të gjithë ata që kanë shprehur gatishmërinë të votojnë janë regjistruar si votues me nevoja të veçanta dhe te të njejtit janë dërguar ekipet mobile./21Media

Back to top button