Pas incizimit, dalin edhe fotot

Pas incizimit, dalin edhe fotot

Pas videos së parë, tash jemi në gjendje të shohim edhe fotografitë spiunuese të testimit të prototipit të modelit më të ri Shkoda Yeti.

Pas incizimit të bërë në një rrugë të Çekisë, në internet kanë dalë edhe fotografitë e modelit Yeti/Karoq. Në shikim të parë duket se automjeti në fotografitë e bëra duket të jetë në formën përfundimtare të prodhimit, por nëse shikoni me vëmendje do të shihni elementet e bardha të maskuara në pjesën e përparme, si dhe rreth dritave.

Edhe pse i “kamufluar” në mënyrë të tillë, modeli i ri në masë të madhe zbulon dizajnin e tij dhe mbeten pak detaje të panjohura.

Vetëm në vitin e kaluar në gjithë botën janë shitur 95 mijë e 600 njësi të këtij automobili.