E konfirmoi Tahiri

E konfirmoi Tahiri

Dhjetë raste të dyshuara për koronavirus në Vushtrri kanë rezultuar negativ. Këtë e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, teksa u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e Qeverisë.

“Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ. Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Në Kosovë janë 423 persona të prekur me koronavirus. 11 kanë vdekur dhe 71 janë shëruar./21Media