Gjilani është skuadra e parë e Superligës që është testuar për COVID-19, dhe të gjithë lojtarët e këtij klubi kanë dalë negativ.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative“, thuhet në njoftimin e klubit.

KOMUNIKATË PËR SHTYPSC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.Futbollistët,…

Gepostet von SC Gjilani am Freitag, 22. Mai 2020

Autoritet në Kosovë kanë vendosur për testimin e të gjithë lojtarëve, derisa po përgatiten për rifillimin e Superligës. /21Media