Të gjithë punonjësit e spitalit të përgjithshëm të Gjakovës kanë rezultuar negativ në testet e bëra për Covid-19. Lajmi u konfirmua nga Zyra për Informim e këtij spitali.

“Të gjithë punëtorët shëndetësor të Spitalit, të cilët janë testuar për COVID-19, gjithsejtë 19 persona, kanë rezultuar NEGATIV.”, thuhet në njoftim.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini dje përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar IKSHPK-së për vonesën e rezultateve për punonjësit e këtij spitali. Para katër ditësh, një paciente me origjinë nga komuna e Rahovecit që ka qenë e hospitalizuar në spitalin regjional të Gjakovës ka rezultuar pozitive me Covid-19. E njejta ka qëndruar në spital për më shumë se një javë./21Media