Janë ekzekutuar rrogat për punëtorët e Trepçës. Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Mbi 80 minatorë të ndërrimit të dytë mbrëmë janë ngujuar në horizontin e 10-të të Minierës së “Trepçës” në Stantërg.  E sot atyre iu janë bashkuar edhe mbi 150 minatorët e ndërrimit të parë e të cilët kanë qëndruar të ngujuar. Kërkesa e tyre ishin pagat e muajit tetor.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit sot ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh. Ministri Blerim Kuçi ka thënë se kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit./21Media