Luan Dalipi, shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë të drejtë presidentit të vendit, Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Në një shkrim në Facebook, Dalipi u shpreh se rendi demokratik është sulmuar. Më tej shkroi se duan zgjedhje.

“Rendi demokratik në Kosovë nën sulm. Standard i dyfishtë nga një grusht njerëzish qëllimkeq duke përmbysur vullnetin e lirë të një populli. DuamZgjedhje”, shkroi Dalipi./21Media