Kompania Moderna bëri të ditur sot se vaksina kundër Covid-19 e saj tregoi gati 95% efikasitet. Ditë më parë edhe kompania Pfizer/BioNTech tha se vaksina e saj është 90% efektive, përcjell portali rtv21.tv

Por cilat janë dallimet dhe ngjashmëritë e tyre?

Të dy vaksinat përdorin të njëjtën qasje të injektimit të një pjese të kodit gjenetik të virusit në mënyrë që të provokojnë një përgjigje imune.

Të dhënat paraprake që kemi parë deri më tani janë shumë të ngjashme – rreth 90% mbrojtje për vaksinën Pfizer / BioNTech dhe rreth 95% për Moderna’s.

Sidoqoftë, të dy provat janë ende duke u zhvilluar dhe numrat përfundimtarë mund të ndryshojnë.

Vaksina e Moderna duket të ruhet më lehtë pasi mbetet e qëndrueshme në minus 20C deri në gjashtë muaj dhe mund të mbahet në një frigorifer standard për deri në një muaj.

Vaksina e Pfizer ka nevojë për depo ultra të ftohtë në rreth minus 75C, por mund të mbahet në frigorifer për pesë ditë.
Vaksina Sputnik V, e zhvilluar në Rusi, ka lëshuar gjithashtu të dhëna shumë të hershme të cilat sugjerojnë se është 92% efektive ./21Media